Albert Dabiqaj ka konfirmuar largimin nga Gjilani përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Lojtari do t’i bashkohet skuadrës tjetër gjilanase, Dritës, derisa marrëveshja është arritur mes të dyja palëve.
Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Dabiqajt (pa ndërhyrje):
Përshendetje miq dhe dashamirë,
Të nderuar qytetar të Gjilanit që më dhat aq shumë respekt e dashuri në momentin që erdha te SC Gjilani!
Të dashur bashkëlojtarë që në ditët më të vështira u bëm bashkë për të quar klubin në nivelet më të larta, tifoz që gjithmonë na përkrahët, president Florim Zuka që gjithmonë ishe afër, faleminderit që më besuat që të jemi bashkë për këto dy vite! dy vite që dhashë gjithçka nga vetja ime, Dy vite me shumë sfida e sakrifica por mbi të gjitha ndjehem krenarë që po largohem me kokën lartë duke lënë pas vetës shumë djersë e angazhim.
Profesioni i jonë është i till që sot mund të jesh këtu e nesër dikun tjetër.
Po përfundoj një kapitull të karrierës time me SC Gjilanin me shumë krenari. Klubit dhe të gjithë njerëzve afër klubit ju dëshirojë shumë suksese në të ardhmën.
Nga nesër dua të mendoj që të hap një kapitull tim të ri në karrierën time.