Policia ka njhoftuar se një person nga Gjilani ka rënë nga minibusi derisa ishte duke voztitur, ku për pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan 30.06.2023 – 10:30. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar minibusin, dyshohet nga pakujdesia ka hapur derën e minibusit në mënyrë të pakujdesshme dhe për pasojë viktima mashkull kosovar ka rënë nga minibusi dhe ka pësuar lëndime.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rastin në konsultim me prokurorin shkon në procedurë të rregullt.