Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për rrugën Gjilan – Kumanovë, e njohur ndryshe si “Rruga e Kumanovës”.
“Rruga e Kumanovës është rrugë me gjatës 5 kilometra e 245 metra. Ajo fillon në pjesën nga varrezat e Qytetit të Gjilanit deri në daljen e rrugës ekzistuese që shkon në kufirin me Maqedoninë e Veriut.
Rruga ka gjerësinë prej 7 metrave dhe 2 metra trotuare në dy anët e rrugës, në pjesën e banuar të qytetit të Gjilanit.
Përveç rrugës, aty do të ketë edhe Ndriçim publik me gjatësi prej 690 metra, kanalizim fekal prej 544 metrave e kanalizim atmosferik prej 1773 metrave”, thotë Kurti.
Kryeministri thekson se vlera e kontratës së rrugës kryesore me krahët e rrugëve lidhëse ka vlerën e mbi 2 milionë eurove.
“Qeveria për Komunat”, përfundon Kurti.