Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së në Gjilan, Ardian Azemi, ka reaguar ndaj, siç thotë ai, përpjekjeve të kryeministrit Kurti për marrjen e meritave për projektet rrugore në Komunën e Gjilanit.
Azemi ia ka rikujtuar qytetarëve të Gjilanit projektet të cilat janë rezultat i një memorandumi të mirëkuptimit për financimin e tyre qysh në kohën e qeverisë Haradinaj.
Tutje Azemi ka thënë se qeveria Kurti nuk është as për shtetin e as për komunat, ajo është për faqe të zezë.
“Kryeministri paska thënë se Qeveria është për Komunat. Jo kryeministër, qeveria të cilën ju e drejtoni, është veç për faqe t’zezë!”, është shprehur Azemi.
Reagimi i plotë:
Jo kryeministër, qeveria juaj nuk është as për komunat e as për shtetin, ajo është për faqe t’zezë!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti menjëherë pas konfirmimit nga BE-ja se sanksionet ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi, paska folur për rrugën Gjilan-Bujanoc, përkatësisht nga fabrika e baterive deri tek Bunari i Përlepnicës.
Në vend se me i ardhë marre, ai paska folë me mburrje.
Që nuk ka investime kapitale nga qeverisa Kurti, nuk besoj se ka nevojë me vizatu, e kupton secili, përveç trushpërlarëve e servilëve të pushtetit.
Për të qenë sa më i saktë dhe real, e për me pa kush-çka ka bë, unë po ju kthej pak mbrapa në qeverinë Haradinaj në të cilën janë nënshkruar memorandume bashkëpiunimi për financimin e një numri të madh projektesh që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore për komunën e Gjilanit.
Pra, këto janë rrugët të cilat kanë marrë mbështetjen nga qeveria Haradinaj, janë këto:
-Zgjerimi i hyrje-daljeve në qytet: Gjilan – Prishtinë, Gjilan – Kllokot, me një kosto prej 8 milionë euro.
-Vazhdimi i zgjerimit të rrugës nga rrethrrotullimi tek fabrika e baterive deri në kyçje në autostradë, dmth tek Bunari i Përlepnicës, me një kosto prej 2 milion e 500 mijë euro.
-Rruga “Skifter Arifi”
-Rruga “7 shtatori”
-Ndërtimi dhe asfalltimi i “Rrugës së Kumanovës” me kyçje në rrugën e Zhegrës
-Rruga “Enver Miftari” tek Morava e Binqës
-Asfalltimi i rrugës nga Zabeli deri në Uglar
Këto janë rrugët në qytet të cilat kanë qenë të financuara nga qeveria Haradinaj.
Ndërsa, rrugët nëpër fshatra kanë qenë këto:
-Asfalltimi i rrugës së Përlepnicës, Penda dhe rrugët anësore
-Asfalltimi i rrugës në Cërrnicë
-Ndërtimi dhe asfalltimi i rrugës Dobërçan-Pogragjë-Stublinë
-Asfalltimi i rrugës së Malishevës së Epërme
-Ndërtimi i urës në rrugën Dobërçan-Pogragjë.
Pra, si Aleancë nuk kemi reaguar e as rrahur gjoks për këto projekte sepse tek e fundit është obligim i kryeministrit dhe qeverisë me punu në interest ë qytetarëve, mirëpo kur e shohim se ka përpjekje përvetësimi të projekteve, atëherë e kemi për detyrë me reagu në mënyrë që mos me leju me u mashtru qytetari.
Në vend të lavdratës, qeveria Kurti duhet me ju tregu qytetarëve të Gjilanit pse ka aq shumë vonesa në realizimin e këtyre projketeve? Është detyrë e kryeministrit, e ministrit të Infrastrukturës dhe e kryetarit të Komunës me dalë e me ju tregu qytetarëve pse gjithë këto vonesa për projektet e Gjilanit dhe të Anamoravës përgjithësisht.
Kryeministri paska thënë se Qeveria është për Komunat. Jo kryeministër, qeveria të cilën ju e drejtoni, është veç për faqe t’zezë!