Banorët e lagjes “Dardania”, po përballen me mungesë të ujit ditëve të fundit, edhe sot gjatë ditës qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm më shumë se pesë orë shkruan Radio Star.
Banorët e lagjes “Dardania”, po ankohen për ndalje të shpeshta të furnizimit me ujë.
Njëri nga qytetarët për ‘Radio Star’, shkruan se qendra e thirrjeve nuk funksionon fare për kunder thirrjeve për të dhënë informacione pse është kjo ndërprerje e ujit pasi njoftimi nga ta ishte se ndëprerja do të jetë deri në ora 15:00, ka kaluar kohën të paralajmruar dhe ende nuk kem ujë të pijshëm.
Qytetarët kërkojnë nga kompania të japin sqarimet e tyre dhe ti njofton qytetarët se çfarë po ndodh me këto reduktime të ujit në këto ditë, ku temperaturat mbërin deri në 30 gradë./radiostar/