Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake, ushtarëve amerikanë të KFOR-it, për udhëheqjen dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për garantimin e sigurisë, paqes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në mesin e ushtarëve të cilëve u ka ndarë Medalje, ishte edhe komandanti i Brigadës së 76-të të Këmbësorisë, nënkolonelin Jared B. Sheets, i cili disa javë ishte shfaqur në një video teksa ia numëronte kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq numrin e ushtarëve të plagosur të KFOR-it, nga ana e bandave kriminale të masakura në veri, në protestat e 29 majit.
Nënkoloneli Sheets gjatë dekorimit me Medalje Presidenciale Ushtarake, ka realizuar edhe një selfie me presidenten Vjosa Osmani.
Përveç Sheets, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake edhe kolonelit Chris M Mabis, dhe togeres Ryann Laky nga Shtabi i Gardës Kombëtare të Indianës, për kontributin e saj në ndërlidhjen dhe bashkëpunimin me policinë e Kosovës si dhe fuqizimin e grave në sektorin e sigurisë.