Sot i them LAMTUMIRË futbollit të luajtur pas një karriere 20 vjeçare!
Ka qenë vendim i vështirë më duhet të pranoj, mirëpo “çdo fillim e ka një fund”, një ditë do të ndodhte dhe vlerësoj se tani është koha për këtë.
Unë do të humbas shumë, sepse e di se do të më mungojnë lojërat, stërvitjet, presionet, emocionet, shokët e skuadrave, brohoritjet e tifozëve të mi! Por realisht kam fituar shumë më shumë dhe janë gjëra që do vazhdojnë të më shoqërojnë gjatë gjithë jetës.
E di nuk ka qenë e lehtë, por unë dhashë gjithçka për secilën skuadër ku kam luajtur! Suksesi nuk njeh limite, por unë jam i lumtur e krenar me atë që kam arritur.
Me këtë rast dua të falemenderoj çdo president që kam pasur, çdo drejtues, trajner, staf mjekësor e çdo punëtor në çdo klub ku kam qenë. Falemenderoj madje edhe kundërshtarët që me garën korrekte më kanë bërë të përmirësohem, arbitrat, pjesëtarët e mediave e çdo njeri që ka pasur pikë të përbashkët me mua gjithë këto vite.
Falemenderoj familjen time që më ka përkrahur në këtë rrugëtim të gjatë!
Falemenderoj Zotin që më mundesoi të shijoj këtë lojë të bukur!
Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Të fala Cuci 🤍