Filluam me zgjerimin e rrugës N25.2, në hyrje të kryeqytetit gjegjësisht në Veternik. Rreth 600 metra është segmenti i parë, duke përfshirë gjithë infrastrukturën nëntoksore dhe mbi tokësore, me standarde të larta, me ndriçim dhe sinjalizim modern.
Kjo rrugë do ti ketë katër shirita duke përfshirë dhe atë emergjent, në fund të kësaj pjese do të ketë një rrethrrotullim që mundëson qasje të lehtë për në Gjilan dhe për te Pallati i Drejtësisë. Vlera e saj do të jetë 800 mijë Euro, ndërsa për realizimin e punimeve kompania ka në dispozicion 55 ditë.
Përmes kësaj rruge, hyrja në Prishtinë dhe i gjithë kryeqyteti do të merr një pamje krejtësisht ndryshe. Të vendosur për ti dhënë një pamje moderne Kosovës.
RK