Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Albin Kurti po mban konferencë për media bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Teksa përmend disa nga punët e kryera, Kurti “godet” opozitën.
“Jemi qeveria e vetme që me veprime ligjore po vendosim barazi e po rrisim mirëqenien sociale.. Kjo arritje i shtohet listës së çështjeve e problemeve që të tjerët nuk arritën ta zgjidhin për 20 vite. E ne po i rregullojmë që në mandatin e parë, madje në gjysmë të mandatit. Kemi ende shumë punë para vetes por me durim e përkushtim do të arrijmë të përmbushim gjithçka që kemi premtuar deri në fund. Pavarësisht sfidave e pengesave e gurëve të cilët çdo ditë na i hedhin në rrugë, ne nuk ndalemi, i mbajmë dhe i përmbushim zotimet ndaj qytetarëve”, thotë Kurti./Indeksonline/