Skuadra gjilanase FC Drita, ka arritur ti siguroj shërbimet e mesfushorit Albert Dabiqaj shkruan Radio Star.
FC Drita, përmes disa videove në llogarin e saj zyrtare në ‘facebook’, ka shfaqur numrin 14 të cilin do ta bartë Dabiqaj.
Goditja më e madhe e këtij viti në merkaton verore e ‘bardhekaltërve’, pritet të ndodhë për pak orë.
Dabiqaj në vitin 2021 u zyrtarizua si lojtarë i SC Gjilanit dhe deri me 30 qershor i këtij viti kishte kontratë me ‘kuqebardhët’, pas përfundimit të kontratës ai vendosi ti bashkohet rivalit të përbetuar FC Dritës.
Më poshtë mund ti shihni videot e FC Dritës, e cila shumë shpejtë do ta bëjë zyrtarizimin e Albert Dabiqaj.