Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Mediet janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa Rama më pas do të pritet në takim edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ende nuk e ka konfirmuar takimin me Ramën.
Para ardhjes në Prishtinë, Rama nga Shkupi ka komentuar deklaratat e djeshme të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se nuk do të takohet me Ramën pa u takuar fillimisht në kuadër të mbledhjes së dy qeverive shqiptare.
Madje ai tha se shpreson që Kurti nuk e ka harruar Kanunin, duke shtuar se edhe hasmit i hapet dera.