Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Stacionin Policor në Viti, një qytetar e ka dorëzuar një portofol me 1940 euro dhe 100 franga, të cilin e kishte gjetur.
“Sot me datën 06.07.2023, rreth orës12:25 ka ardh në Stacionin Policor Viti një qytetar me inicialet D.S. dhe deklaron se ka gjetur një Portofol me ngjyre te zezë, ne te cilën nuk kishte asnjë dokument identifikues, por në portofol ishte një shumë e parave në vlerë prej njëmijë e nëntëqind e dyzet euro dhe gjashtëdhjetë e pesë cent (1940.65) Euro si dhe njëqindë (100) franga Zvicerane”, thuhet në njoftim të policisë.
Sipas policisë, paratë në fjalë i janë dorëzuar personit që i kishin humbur.
“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arrit me e identifikuar personin (një mërgimtari) që i kishte humb Portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit i pranishëm ishte edhe qytetarit që e ka gjete portofolin”, thuhet në njoftim të policisë.