Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kritikuar opozitën për mosvotimin e anëtarëve të bordit të Trustit sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet.
Sipas Muratit, kjo dëshmon se opozita nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti, por diku tjetër, përcjell teve1.info
“Para disa muajsh opozita bënte alarm e shpërndante panik se si gjoja mjetet e Trustit po rrezikoheshin për shkak të mungesës së bordit. E njëjta opozitë sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet pamundëson kuorumin dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit pa kurrfarë arsye. Kjo është vetëm dëshmia e radhës se kjo opozitë nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti. Halli është tjeter kund”, ka shkruar ai në Facebook.
Mbledhja e sotme e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka dështuar në mungesë të kuorumit.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja tha se në mungesë të deputetëve mbledhja nuk mund të mbahet.