Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e ka quajtur të domosdoshme hartimin e një draft-statusi për asociacionin.
Ai tha se politikanët e përgjegjshëm në momente të vështira marrin vendime të vështira dhe ndaj partia opozitare do të hartojë një draft-status të cilin më vonë do ia prezantojë edhe kryeministrit Kurti.
“Politikanët e përgjegjshëm dhe të suksesshëm në nevojë marrin vendime të vështira. Kryeministrat e kanë për detyrë të ndërmarrin vendime të vështira. Kurti e ka pranuar se Asociacioni i komunave serbe do të zhvillohet. Duhet një dokument pavarësisht përmbajtjes së saj”.
“Ajo do të jetë një OJQ, e organizuar në formë alternative, sipas konventës evropiane për qeverisjen lokale. Bashkëpunimi ndërkomunal dhe bashkëpunimi në kuadër të përvojave evropiane nuk duhet të jetë pengesë në republikën e Kosovës”, tha Haziri.
I pyetur nëse mendon se Kurti do e pranonte një draft-statut të hartuar nga LDK, nënkryetari Haziri tha se “Kurti nuk ka pranuar asgjë që LDK i ka ofruar. Ne i kemi ofruar platformën tonë negociatore dhe memorien dhe dijen institucionale që ne kemi në këto bisedime, kemi thënë zgjidh e merr si në tavolinën suedeze”.
“Ai nuk ka pranuar asnjë iniciativë të LDK-së të opozitës së Kosovë, të kryeministrave të BE-së dhe të ndërkombëtarëve të tjerë e vazhdon të mos prodhojë dokumentet e tij si kërkesë. Jam i bindur se Zoti Kurti do i bëj dy hapa pas shpejt, por pasojat do të na lënë ne mbrapa”, tha Haziri.