Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar deputetët që të bëjnë një mocion dhe të shpërndahet Kuvendi.
Sipas tij, “kjo legjislaturë nuk është në gjendje me kalu kurgjo”, përcjell teve1.info
“Unë jam tu ju ftu publikisht edhe si deputet, edhe si kryetar i PDK-së, që të merremi vesh ta bëjmë në mocion edhe ta shpërndajmë Kuvendin…është një bllokim total i punës të brendshme e mos të flasim për izolimin e jashtëm që tashmë edhe me sanksione e keni sjellë Kosovën…besoj se do të ishte fer para qytetarëve, bile edhe atyne që ua kanë dhënë juve mandatin, me pas një diskutim, dhe pse jo një dakordim, dhe me 2/3 e të gjithë deputetëve, me 80 vota me u marr vesh me ardh këtu solemnisht me shpërnda këtë legjislaturë, me shku në zgjedhje të reja brenda 45 dite”, deklaroi ai në seancën që po mbahet në Kuvend.
PDK-ja ka njoftuar se nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare dhe asnjë projektligj me qëllim që vendi të shkojë në zgjedhje.