Gjilan- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe kanosi gruan në Gjilan.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 11:00, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.