Skuadra Gjilani ka zbarkuar në Luksemburg, atje ku do të zhvillojë ndeshjen kualifikuese për Conference League.‘Skifterat’ do të përballen me Niedercorn, takim ky që zhvillohet nesër në ora 19:30.
Të drejtuarit e Klodian Duros do të kërkojnë një rezultat sa më pozitiv në takimin e parë, duke pasur parasysh që më pas ndeshje kthyese zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se stërvitja e skuadrës kosovare do të bëhet sonte me fillim nga ora 19:30, atje ku trajneri shqiptar do të vendosë pak a shumë edhe për futbollistët që do të startojnë në ndeshjen e nesërme.