Vala e të nxehtit tashmë ka kapluar pjesën më të madhe të Evropës, përfshirë edhe vendin tonë.
Megjithatë për dallim nga vendi ynë, pjesë të Evropës kanë filluar të ballafaqohen edhe me stuhi të forta, të cilat po sjellin edhe dëme konsiderueshme.
Situatë krejt tjetër po mbizotëron te ne, me diell e vranësira të pakta dhe me temperatura të larta, të cilat do të fuqizohen tutje gjatë të enjtes, duke arritur deri në 37 apo 38°C në shkallë vendi, raporton Meteo Kosova.
Për këto kushte ka paraparë edhe rrjeti i shërbimeve meteorologjike kombëtare evropiane EUMETNET, ku Kosovën e ka vendosur në alarmin e kuq për nxehtësi ekstreme në ditën e enjte.