Riad Rashiti përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se mashtrimi dhe dëmi më i madh që po i ndodhë qytetarëve tanë, po vjen nga Vetëvendosja.
Me tutje ai ka thënë se të tjerët e kanë kuptuar gabimin e madh për besimin që ja kanë dhënë Vetëvendosjes për ta udhëhequr Kosovën.
Statusi i plotë:
Mashtrimi dhe dëmi më i madh që e njeh historia e Kosovës dhe po i ndodhë qytetarëve tanë, po vjen nga Vetëvendosje, e cila asnjehërë një të mirë të vetme nuk e bëri për shtetin dhe vendin tonë.
E turpshme kush e përfaqëson sot besimin e qytetarëve të vendit tonë, në institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës.
Dua të besoj, që përveç militantëve të VV, të tjerët ta kenë kuptuar gabimin e madh për besimin që ia kanë dhënë mashtruesve ordiner.
Marre është që për inati me përsërit gabimin, përndryshe është krejt normale me gabu, është njerëzore.