Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se nuk e dinë kënd e ka goditur e as nuk e dinë kush e ka goditur.
Ai në emisionin DPT te Fidani tha se gjithçka ka qenë spontane.
”Ka qenë reagim spontan, nuk e di kujt sepse ka qenë shpejt. Nuk i kam pa videot”, ka thënë Haxhiu, aty në fotografi shihet Hekuran Murati, por Haxhiu thotë se nuk e ka idenë që kë e ka goditur.
Ai ka deklaruar se gjithçka ka qenë skenar i përgatitur nga Lëvizja Vetëvendosje, që sipas tij është fajtore për situatën.
Por, deputeti opozitar tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur.