Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Mentor Mihovci, ka bërë me dije se ka filluar sanimi i rrugës për në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, ndërkohë që më vonë parashihet edhe shtresimi i kësaj rrugës me asfalt.
Nis sanimi i rrugës së “Zabelit…”
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Mentor Mihovci, ka bërë me dije se ka filluar sanimi i rrugës për në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, ndërkohë që më vonë parashihet edhe shtresimi i kësaj rrugës me asfalt.
“Tani jemi duke e bërë sanimin e dëmtimeve të kësaj rruge, që parasheh rregullimin dhe mbulimin e gropave me asfalt, si fazë të parë, ndërsa më vonë parashihet shtresimi me asfalt i tërë rrugës nga Fabrika e Radiatorëve deri në lagjen e Zabelit, por sipas planifikimeve”, ka thënë drejtori Mihovci, për Portalin 2LONLINE