Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar në llogarinë e saj në Facebook pas postimit të ministrit të punëve të brendshme Xhelal Sveçlës.
Kica-Xhelili ndër të tjera tha se ”dyshoj që ka aftësi ta përceptoj veten si ministër të Kosovës e jo ministër partiak, por fatkeqësisht këtë barrë që s’e kupton, e ka. Në këtë segment – ai duhet të largohet nga ajo pozitë menjëherë”.
“Çka po bën ai sot është kapak i luftës hibride. I nxitjes së përçarjes e urrejtjes. I demolimit demokratik e paqes mbarëshoqërore”, shkruan Kica-Xhelili.