Pas tri fjalimeve të mbajtura nga kryetari i shoqatës ‘Zëri i Prindërve’, Bajram Çerkinaj, ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ajeti dhe djalit të veteranit, ka përfunduar e qetë protesta e veteranëve të luftës, raporton Gazeta Sinjali.
Protestuesit vazhdimisht kanë brohoritur thirrjet si ‘UÇK, UÇK’ e ‘Poshtë Qeveria’.
Po ashtu janë paralajmëruar edhe tubime tjera, për çka u tha se do tw njoftohen në vijim.
Protestat, sipas veteranëve, nuk do të ndalen nëse Ligji për pagën minimale që kaloi të enjten në mbrëmje në Kuvend do të dekretohet nga presidentja, Vjosa Osmani.
Kujtojmë se qytetarë e veteranë të UÇK-së u mblodhën në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, kundër miratimit të Ligjit për pagën minimale dhe incizimeve ku është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila dhe nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq.