Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se i nxehti afrikan do ta përfshij Kosovën edhe gjatë ditëve të ardhshme, me temperatura që do shkojnë deri në 37 gradë Celsius ditën e mërkurë. Sipas njoftimit të fundit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 33-37 gradë Celsius.
Ditën e sotme moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vapë. Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.