Për të Hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zonat malore.
Kujdes! Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse jeni jashtë për periudha të gjata kohore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-32 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 38°C. /MeteoKosova/