Trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni theksoi se dëshira për ta mbrojtur rezultatin iu kushtoi
Zhvilluam një pjesë të parë briliante, derisa arritëm të shënojmë gol dhe ta kufizojmë kundërshtarin në raste shënime. Në pjesën e dytë futbollistët nuk përcëllon udhëzimet e mia, pasi që u kam treguar se nuk duhet të futemi në defensivë, por dëshira për ta mbrojtur rezultatin detyron lojtarët ta bëjnë këtë gjë vetëvetiu”, deklaroi Hyseni për SuperSport
“Nuk është që luajtëm dobët edhe në pjesën e dytë, por goli i barazimit sikurse na theu moralisht, pasi lojtarët e humbën motivin. Një paraqitje e mirë e skuadrës pavarësisht humbjes, sikurse ndaj Dritës edhe në këtë përballje e kemi bërë më të mirën e mundshme, por na mungoi edhe fati. Matematika nuk na lejon të qëndrojmë qetë deri në fund, por ne do të luftojmë për t’ia arritur qëllimit”, përfundoi Hyseni.
Në xhiron e radhës, Gjilani do të luajë ndaj Drenicës në shtëpi.