Kryeministri Albin Kurti është takuar me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se ka pasur një bisedë të gjatë me Lajçak, për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Në fund të postimit, Kurti ka shkruar se “moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”
“Pata një bisedë të gjatë me Emisarin @MiroslavLajcak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë, për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti.