Kryenegociatori i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, Besnik Bislimi, ka folur rreth gjasave të largimit të masave që ka vendosur Bashkimi Evropian ndaj Kosovës si ndëshkim për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Ai në një konferencë pas takimit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, deklaroi se institucionet vendore janë të habitur për veprimin e BE-së për mos fillim të procedurave për largim të masave ndaj Kosovës që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Bratisllavës mes Bislimit dhe Lajçakut.