Gjilani është eliminuar qysh në raudin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Gjilanasit u mposhtën në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:2 nga ekipi prej Luksemburgut, Progres Niedercorn.
Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Klodian Duro tha se ekipi i tij është dëmtuar haptazi në dy ndeshjet nga gjyqtarët.
E kemi studiuar shumë mirë kundërshtarin. Nuk nënvlerësojmë askënd. E ka mundur edhe Celticun dhe ka përvojën evropiane. Por besoj që të gjithë e kanë parë që Gjilani ka bërë superndeshje sot. Për shkak të vendimeve të dyshimta të arbitrit të ndeshjes nuk ishim të barabartë. Në të dy ndeshjet jemi dëmtuar haptasi nga gjyqtarët. Realisht më vjen shumë keq për çunat sepse dhamë çdo gjë në fushën dhe nuk morëm atë që merituam. Duhet të jemi të gjithë të bashkuar, të jemi krenarë për lojën që shfaqëm sot. Duke u paraqitur në mënyrë dinjitoze, duhet të jemi krenarë me ekipin. Është humbje që dhemb por që na bashkon shumë”, tha ai.
Ndeshja mori kthesë tjetër për Gjilanin qysh në minutën e 14-të, kur Egzon Sinani pas një ndërhyrjeje u ndëshkua direkt me karton të kuq.