Pronari i Auto-Service “TAFA”, Kushtrim Shabani, i ka dalur në ndihmë boksierit gjilanas, Leotrim Rexhepit duke ja lehtësuar shpenzimet për meҫin e rradhës ku Rexhepi do të zhvillon duelin kundër boksierit nga Rumania, Stefan Nikolae.
Leotrim Rexhepi me 20 korrik në qytetin e Tetovës do të zhvillon meҫin e tij të tretë në boksin profesionist me boksierin nga Rumania, Stefan Nikolae në Arena “Iliria” të Tetovës.
“Është një privilegj i madhë për mua ti dal në ndihmë një boksieri të talentuar ҫfarë është Leotrim Rexhepi, pasi edhe si sportist, por edhe si qytetar, ky boksier e meriton ta përkrahim në karierën e tij profesioniste për të na bërë krenar me paraqitjet e tij në mes litarve. Unë i dëshiroj suksese të pafundme në karrierën e tij, e poashtu i uroj që nga ky meҫ të del faqebardhë”, ka bërë të ditur, Kushtrim Shabani.
Ndërsa, boksieri Leotrim Rexhepi, ka falemnderuar Shabanin për ndihmën e dhënë, duke theksuar se përkrahjen e ofruar do të ua kthej me fitore.
“Nga zemra e falenderoj Kushtrim Shabanin i cili po më mbështet në këtë mec mjaft domethënës për karrierën time. Do të mundohem që sponzorët e dashamirët e boksit t’ju kthej përkrahjen e tyre me fitore. Do të jap gjithqka nga vetja për të mos i zhgënjyer”, ka potencuar boksieri Rexhepi.
Kur kanë mbetur edhe nëntë ditë gjerë tek meҫi i shumë pritur, është e udhës që shumë afarist gjilanas ti dalin në ndihmë këtij talenti të madh të boksit, për të na bërë krenar me fitoret e tija.