Tashmë është koha kur mërgimtarët po vazhdojnë të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet. Kjo kohë e vitit zakonisht shkakton kolona të mëdha në hyrjet e pikëkalimeve kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mëngjesin e sotëm, ku shihet se kolona më e madhe është të Dheu i Bardhë – 150 min pritje e 2000 metra kolonë.
Një pikë tjetër e ngarkuar është edhe ajo e Merdares, ku pritjet po zgjasin deri në 120 min e kolona është rreth 1000 metra.