Një mirëseardhje për bashkëatdhetarët tanë nga të gjitha vendet e botës që këto ditë vere po na sjellin freski dhe gjallëri në qytetin tonë.
Më në fund edhe kryeministri Kurti e zbuloi ‘recetën’ që asfaltin t’a servojë qytetarëve më të varfër të Evropës, që nga mëngjesi deri në orët e vona pas mesnate, edhe me imazhe nga droni!
Autostrada Prishtinë- Gjilan-Gjilan- Dheu i Bardhë është inicuar nga qeveria Mustafa, e prezantuar me 15 korrik 2016 nga minstri Lutfi Zharku në takim me kryetarët e komunave të Anamoravës. Kjo autostradë kishte 47.1 KM gjatësi, 32 metra gjërësi, 7 lote dhe 4 ura.
Kurse, gurthemeli i saj është vendosur me 15 prill 2018 nga kryeministri Haradinaj dhe kryetari Lutfi Haziri, në Zhegoc, si simbolikë e Betejes së Lavdishme të Zhegocit.
Këto punime të cilat sot shfaqen nga qeveria e sotme janë gjithë ato punime që janë realizuar nga 15 prilli 2018 deri në shkurt 2020. Kjo qeverisje nga viti 2020 e ka prolonguar këtë projekt strategjik për komunën e Gjilanit dhe Anamoravën.
Kurse sot, pas 3 vite neglizhence të këtij projekti, kryeministri Kurti me imazhe nga droni dhe për çdo fundjavë na servon punët e Autostrades të cilat po fillojnë aty ku kanë mbetur në 2020.
Ky projekt qe 3 vite ishte kinse nën hetim, pastaj menduan për ritenderim dhe fund vendosën për vazhdimin e punimeve të kësaj autostrade.
Qytetarët nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me hetimin mbi 3 vjeçar, a ka të arrestuar apo sa milionë euro janë keqpërdorur deri më sot.
Apo kjo gjithë ishte një mashtrim për ta shtyer dhe neglizhuar këtë projekt të ideuar dhe inicuar nga qeverisja e LDK-së dhe kryetari Haziri.
Ne si LDK kërkojmë nga kryeministri që të vazhdojë dhe përshpetojë realizimin e këtij projekti strategjik për Anamoravën.
Qytetarët e Gjilanit nuk ua kanë borxh kësaj qeverie pritjen mbi 3 vite të rifillimit të punimeve në autostradën e Gjilanit.
Kërkojmë nga kryeministri Kurti që t’i vizitojë dhe përshpejtojë të gjitha projektet në komunën e Gjilanit si: hyrje daljet Gjilan-Prishtinë,
hyrje daljet Gjilan-Bujanoc,
hyrje daljet Gjilan-Kllokot,
Rrugën e Kumanovës,
Impiantin e ujrave të zeza,
Stadiumin e qytetit dhe shumë projekte tjera që kanë stagnuar gjatë 3 viteve të qeverisjes Kurti 1 dhe 2.
Kurse, nga i pari i ekzekutivit të Gjilanit kërkojmë vazhdimin e projekteve:
Sheshi pjesa – Dardani
Sheshi pjesa – Livadhet e Arapit
Fshatin e Lumtur
Tregun e kafshëve
Fushën sintetike të klubit Gjilani
Rikostruktimin e rrugës nga Xhamia e madhe deri te universiteti Kadri Zeka
Rikonstruimi i rruges Madeline Albright (rruga e.Prishtines)
Vazhdimi i fazës së dytë të punimeve në rrugët e lagjes Fidanishte 1
Mirërmbajtjen e hapësirave publike.
Për dallim nga ata kur ishin në opozitë, në këtë kohë të mergimtatëve që kërkonin t’i ndërprisnim të gjitha punët publike në regullimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit, ne si subjekt opozitar kërkojmë nga i pari i ekzekutivit që të mos e ndërpres asnjë punim nëse ka dhe të vazhdojë me ritëm edhe më të shpejt, t’i përfundojë këto projekte të cilat i ka të filluara dhe tjerat që i ka në sirtarët e tij.
Gjilani nuk ka kohë për të humbur. Gjilani meriton më mirë!