Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përsëritur komunikatën me të cilën konfirmoi për gjetjen e trupit të pajetë të policit, Armend Trena.
Pasi që njëherë u tha se trupi i Trenës u gjet në orën 15:40, FSK tani përmes një njotimi shtesë ka sqaruar për opinionin publik se trupi është gjetur në orën 16:50, transmeton Indeksonline.
“Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 16:50, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Armend Trena”, thuhet në përsëritjen e komunikatës së MFSK-së.
Ndërkaq, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha për Indeksonline se trupi i Armend Trenës pasi të njoftohet prokurori me shumë gjasë do të dërgohet për obduksion nesër.
Rikujtojmë se policët Armend Trena e Malsor Dashi pësuan aksident mbrëmjen e së shtunës së 28 prillit në rrugën Kaçanik-Hani Elezit, kur po lëviznin me veturën zyrtare të policisë dhe ranë në lumin Lepencë prej një lartësie mbi 100 metra./Indeksonline/