Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht rreth relievit malor.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të zbresin dukshëm në raport me temperaturat e ditëve paraprake.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.