Komuna e Kaçanikut ka marrë vendim që nesër të shpallet ditë zie. Vendimi erdhi për shkak të humbjes së jetës së dy përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, Malsor Dashi dhe Armend Trena.
Këta të fundit, javën e kaluar, në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit u përplasen me veturën zyrtare nga 100 metra lartësi tek lumi Lepenc.
“Të mërkurën ditë zie në gjithë territorin e Kaçanikut. Të gjitha angazhimet institucionale të parapara për nesër pezullohen”, thuhet në vendimin e komunës, shkruan Indeksonline
Poashtu, flamujt do të vendosen në gjysmë -shtizë si dhe do të aplikohen rregullat tjera për shënimin e kësaj dite.
Ndryshe, me kë të vendim janë njoftuar gjitha institucionet publike dhe private.