Partitë opozitare kanë paralajmëruare rrëzimin e Qeverisë Kurti në shtator. Për ta arritur këtë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se do të përdorin çdo mjet demokratik për shpërbërjen e kësaj legjislature.
Ajo ka thënë se Kuvendi është plotësisht jashtë funksionit dhe se Qeveria po dikton gjithçka edhe në Kuvend.
“Kemi filluar dhe do të vazhdojmë ti përdorim të gjitha mjetet demokratike që i kemi në dispozicion që kjo legjislaturë të përfundojë, ky Kuvend të shpërndahet sepse është totalisht jo funksional.
Sa më parë që shkojmë në zgjedhje edhe për shkak të Qeverisë e cila ka filluar të diktojë gjithçka edhe rendin në shtëpinë tonë që është Parlamenti i Kosovës, mendoj që nuk ka kuptim më të qëndrojnë aty”, ka thënë Hoxha të dielën në një konferencë për media, përcjell teve1.info
Rrëzim të Qeverisë ka paralajmëruar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa AAK ka më muaj që ka propozuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.