Me një tifozëri tejet entuziaste të lojës së futbollit, të cilët mbushën hapësirat e stadiumit të Roganës, ka përfunduar Turniri Tradicional i Futbollit.
Që nga hapja e këtij turniri, 32 skuadra, sollën emocione e duartrokitje të forta në stadiumin e Roganës.
Në natën finale në përballje për vendin e parë ishin skuadrat “Kalaja” nga Kopërnica dhe “Muhaxhirët” nga Rogana.
Një lojë e fortë mes këtyre dy ekipeve, një brohoritje e madhe nga tifozët e shumtë në stadium, përfundoi me rezultat në favor të skuadrës “Muhaxhirët” nga Rogana, e cila edhe u shpall kampione e këtij turneu.
Ky turnir i cili tashmë ka bërë shtëpinë e tij të përhershme fshatin Roganë, në finalën e madhe përveç qytetarëve të shumtë, kishte vizitorë edhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.