Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka komentuar një deklaratë të ish-kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.
Sipas tij Hysenit, Haziri, pasi priu procesit të decentralizimit, tash ai kreu edhe shërbimin e radhës duke kontestuar pronësinë e aseteve të Kosovës e duke i dhënë të drejtë publikisht Serbisë për të kërkuar hise në to.
Shkrimi i plotë:
Pasi i priu procesit të decentralizimit në baza etnike si ministër i Pushtetit Lokal në vitin 2005, i dha mbështetje projektit të ndarjes së Kosovës në vitin 2019 dhe u vetëofrua për të draftuar statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si nënkryetar i LDK-së, tash Lutfiu e kreu edhe shërbimin e radhës duke kontestuar pronësinë e aseteve të Kosovës e duke i dhënë të drejtë publikisht Serbisë për të kërkuar hise në to. Lutfiu edhe sot është nënkryetari i LDK, njëherësh i ngarkuar me përgjegjësinë për dialogun me Serbinë dhe bashkëpunimin regjional. Kështu në fakt duket “rruga pa Kurtin”.