Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet edhe ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin në 17C e 20C, e ato maksimale arrijnë deri në 36C e 37C.
Nxehtë parashihet edhe ditën e shtunë me temperatura mbi 30C. Mirëpo që nga orët e mesditës priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që në pjesë të vendit mund të përcjellen edhe me erëra të stuhishme apo edhe breshër.
Nga dita e diel do mbajë mot i ndryshueshëm, me diell e vransira, por edhe reshje lokale shiu, ndërkohë që temperaturat pësojnë rënie në 24C e 22C, njofton Prishtina Weather.