Shkruan: Ismet Sylejmani
Në takimin e 29 Korrikut 2023, në Prishtinë në banesën e djalit të Ramiz Cernicës, Dajës Abdyl Hoxha, ku ishte prezent edhe djali i vëllaut të Ramiz Cernicës, Daja Mehmet Halimi( i cili mbronte pozicionin se Shtatorja e Ramiz Cernicës duhet të jetë me plis), dhe djali i Dajes Abdyl, Daja Arijan Hoxha, Daja Abdyl, për të mos u thelluar përçarja në familjen Hoxha, e terheqi qëndrimin e tij për variantin pa plis të shtatores së Ramiz Cernicës!
I gjendur përballë këtij ndryshimi dhe gjendjes së krijuar, dhe pas shkrimeve kunder meje që janë bërë nga vajza e vëllaut të Ramiz Cernicës, Tezja Vahide Braha,(edhe ajo a deshiron Shtatoren e Ramiz Cernicës me plis), e konsideroj të panevojshme, madje edhe të tepërt prezencën time në ballë të procesit, prandaj unë Ismet Sylejmani- Kryetar i Këshillit Organizativ, për Vendosjen dhe Inaugurimin e Shtatores së Ramiz Cernicës para sheshit të Komunës së Gjilanit – përfaqësues i familjes në vlerësimin final të përcaktimit të variantit fitues, tërhiqem nga të gjitha angazhimet në koordinimin e aktiviteteve për organizimin e puneve për ngritjen e Shtatorës së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Gjithashtu tërhiqem edhe nga monitorimet e metejme në procesin e mbarëvajtjes së procedurave të punimeve dhe të ngritjes së shtatores së Legjendarit Ramiz Cernica!
Shpresoj se shumë shpejt Qyteti i Gjilanit do të stoliset me trupin e artë, të shkrirë në bronz, të Deputetit të popullit shqiptar, Heroit të Kuvendit të Kosovës Ramiz Cernica!