Presidenti Thaçi deklaroi në Berlin se deri në fund të vitit qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.
Ai tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e Bashkimit Evropian.
Shefi i shtetit theksoi se në qershor Komisioni do ta japë rekomandimin për liberalizim të vizave, njofton Klan Kosova.
Thaçi ka deklaruar gjithashtu sot në Berlin se në rajonin e Ballkanit ka shumë çështje te hapura.
Sipas tij me e ndjeshmja është ajo në mes Kosovës e Serbisë qe zgjatë më shumë se 100 vjet.
Ai në një debat në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, vlerësoi se ka pas përpjekje për normalizim të raporteve, mirëpo kjo nuk u arrit.
Për këtë arsye, Thaçi konsideron se tani është koha të bëhet më shume se sa komunikim konstruktiv.