Njoftim Mortor
Me dhembje e pikëllim të thellë i njoftojm stafin shëndetësor për vdekjen e papritur të infermieres Safete Fetinci.
Lajmin për vdekjen e infermieres e kanë bërë të ditur familjarët e saj.
Ne punëtorët e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan humbëm kolegen e nderuar, punëtoren e dalluar në SPGJ dhe shumë të dashur në repartin e Urologjisë.
Safetja për shumë vitë deri në ndarjen e saj nga jeta ka qenë me detyrë kryeinfermiere në repartin e Urologjisë.
Me këtë rast menagjmenti i Spitalit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë stafit në veçanti kolegëve të repartit të Urologjisë si dhe familjes dhe të afërmve të koleges sonë Safete Fetinci!
Ngushëllime familjes, kolëgëve.
Shpirti i saj u prehtë në paqe!