Sot pas xhumasë në Prizren është planifikuar të mbahej një protestë me fillim nga ora 14:00 në kundërshtim ndaj DokuFestit. E ftuar nga kryeimami i BIK-ut në Prizren, protesta ishte “revoltë” ndaj përmbajtjes së Dokufestit. Ekipi i Nacionales, që ishte prezent për të përcjellur këtë protestë, është sulmuar fizikisht.
Gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani, Arbër Latifi janë sulmuar fizikisht nga disa persona. Krasniqi ka informuar redaksinë e Nacionales se përveç sulmit ndaj ekipit në terren, janë goditur edhe kamera dhe mikrofoni i Nacionales.
Aktualisht ekipi i Nacionales është duke shkuar në stacionin policor në Prizren, për të denoncuar rastin e sulmit.
Search for:
Kosovë
Shqipëri/Rajon
Botë
Protesta kundër Dokufest, sulmohet gazetari Vullnet Krasniqi
14:48 – Sot
Shpërndaje në
Sot pas xhumasë në Prizren është planifikuar të mbahej një protestë me fillim nga ora 14:00 në kundërshtim ndaj DokuFestit. E ftuar nga kryeimami i BIK-ut në Prizren, protesta ishte “revoltë” ndaj përmbajtjes së Dokufestit. Ekipi i Nacionales, që ishte prezent për të përcjellur këtë protestë, është sulmuar fizikisht.
Gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani, Arbër Latifi janë sulmuar fizikisht nga disa persona. Krasniqi ka informuar redaksinë e Nacionales se përveç sulmit ndaj ekipit në terren, janë goditur edhe kamera dhe mikrofoni i Nacionales.
Aktualisht ekipi i Nacionales është duke shkuar në stacionin policor në Prizren, për të denoncuar rastin e sulmit.
Çka dihet për protestën?
Pas kundërshtimeve verbale, përmes shkrimeve në Facebook, refuzimi ndaj DokuFestit ka marrë edhe një kahje të re. “Kryengritja” ndaj DokuFestit, për shkak të një paraqitjeje skenike të grave gjysmë të zhveshur e në përkrahje të abortit e transgjinorëve, do të tregohet edhe në rrugë. Nesër në ora 14:00 do të mbahet një protestë në Prizren, vendin ku organizohet edhe DokuFesti.
Besim Berisha, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës në qytetin e Prizrenit, e postoi një ftesë për protestë kundër DokuFestit, emrin e të cilit festival e shkroi me shkronja të vogla. Qëllimi i protestës duket të jetë kundërshtimi i financimit nga paratë publike të festivalit të njohur ndërkombëtarisht.
Në fakt, Berisha nuk ka treguar se kush e organizon protestën që mbahet pas namazit të xhumasë, duke kërkuar që njerëzit t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së organizatorëve.
“FTESË KUNDËR dokufest
Jo me paratë tona, jo mbështetje financiare shtetërore!!
Të premten në ora 14:00, në Sheshin Shadërvan, takohemi së bashku për ta ngrit zërin tonë kundër dokufest, pro familjes.