”Sa herë të shoh”, është kënga më e re nga Florion Thaqi, një artist i ri nga Kosova, por që prej vitesh këndon në gëzimet familjare, kjo falë zërit të magjishëm që ka.
Në kohën e sotme ku muzika fast-food po zë peshë shumë, zëra si Florioni duhet që të dëgjohen edhe mbështetur më shumë. Një i ri që këndon muzikën popullore është diçka shumë unike dhe me vlerë për vendin.