Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin “Goditja” pas rasteve të fundit në vend, e ku tre persona vdiqën pas sulmeve me armë në lokale e kafiteri.
Vetëm në Pejë janë arrestuar dhjetë persona. Janë konfiskuar 47 copë municion, e pesë armë.
“Gjatё kёtyre angazhimeve nё terren pёr tre (3) ditё janё realizuar: Janё realizuar 125 patrulla policore, Janё realizuar 117 pika tё kontrollit tё automjeteve, Janё kontrolluar 644 vetura, janё legjitimuar 480 persona, janё kontrolluar 10 lokale tё ndryshme, janё realizuar 44 pika kontrolli me radar dhe alkool test, janё arrestuar 11 persona, janё sekuestruar 47 copё municion, janё sekuestruar 5 armë”, thuhet në njoftim.
Ky operacion ka dy ditë që ka filluar, pas tri rasteve të fundit në vend, ku mbetën të vrarë tre persona dhe dhjetëra të plagosur, në raste të ndara.
Rasti më i fundit tronditës në Kosovë është ai i Skënderajt, ku një 39-vjeçar vdiq si pasojë e të shtënave me armë në një lokal nate.
Një tjetër person humbi jetën në një tjetër lokal në Klinë derisa në Prishtinë, në lokalin “Bon Vivant”, një qytetar u vra dhe disa të tjerë u lënduan.