Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan, pas një informate të siguruar përmes rrugëve operative, policia ka kontrolluar një lokal, të palicencuar, ku dyshohej se janë duke u organizuar lojëra të fatit të ndaluara me ligj.
Policia nga lokali ka sekuestruar tri shtëpiza të kompjuterit dhe një printer.
Pas intervistimit i dyshuari, pronari, me vendimin e prokurorit lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.