Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim t’ia vazhdojë edhe për dy muaj paraburgimin kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Konflikt i interesit”..
Këtë e ka konfirmuar shkurtimisht për teve1.info zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.
Ndryshe më 8 gusht Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit Nagip Krasniqi, avokatit Virtyt Ibrahimaga dhe kishte anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin Krasniqit i ishte vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, duke e kthyer çështjen në rivendosje.
Nagip Krasniqi dyshohet për korrupsion në cilësinë e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).