Gjilani gjendet në pjesën lindore të Kosovës, rreth 46 kilometra larg nga kryeqyteti Prishtina dhe është një nga shtatë komunat e mëdha të Republikës se Kosovës.
Në rubrikën e përjavshme Vox të Radios Evropa e Lirë, të anketuarit në këtë komunë shprehen të pakënaqur me angazhimin e komunës për të krijuar kushte për të rinjtë, kurse një pjesë theskojnë se komuna ka bërë mjaftueshëm për këtë kategori.