Gjilani ka kompletuar transferimin e mesfushorit të njohur, Elvedin Herci.
Herci së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, ku luajti me shumë sukses.
Elvedin Herić i lindur në Augsburg të Gjermanisë me nënshtetësi është nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai është 27- vjeçar dhe i gjatë 176 centimetra. Ka luajtur për Sarajevën, Kapfenbergun në Austri, Trigllavin në Slloveni, Sllobodën e Tuzllës në Bosnjë e Hercegovinë dhe së fundi për Vllazninën e Shkodrës.
Ardhja e Herič do ta përforcojë jashtëzakonisht shumë Gjilanin, pasi lojtari njihet për kualitet të lartë./Radio Star/