Në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese numri i lartë i aksidenteve në trafiku rrugor të cilat po ndodhin çdo ditë gjithandej Kosovës.
Për këtë çështje, Policia e Kosovës ka shtuar patrullat në rrugët nacinale dhe lokale për të identifikuar shkelësit e rregullave të trafikut.
Edhe këtë fundjavë, Policia e Kosovës ka vazhduar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e trafikut.
Në faqen zyrtare të Policisë në Facebook, kanë apeluar që shoferët të jenë të përgjegjshëm dhe të sigurohen që janë duke i respektuar rregullat dhe shenjat e trafikut për një siguri më të madhe në rrugë.